Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq priti në kabinetin e tij komandantin e KFOR-it gjeneral-majorin z. Lorenca Dadarija.
Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale të sigurisë në territorin e komunës së Novobërdës si dhe për planin dhe mundësit e KFOR-it për përmirësimin e saj.
Kryetari i komunës së Novobërdës z.Ivanoviq e njoftoi komandantin z.Dadarija për nevojat dhe problemet me të cilat kohëve të fundit banorët po ballafaqohen dhe njëherit foli edhe për një mori të incidenteve të sigurisë që kanë ndodhur muajve të fundit.
Kohëve të fundit janë intensifikuar vjedhjet në territorin e komunës së Novobërdës ku vjedhjet më të shpeshta janë të makinave bujqësore dhe të kafshëve, i cili është një ndër problemet e veçanta të banorëve që kryesisht merren dhe jetojnë nga bujqësia”, theksoi z.Ivanoviq.
Kryetari z.Ivanoviq falënderoi për vizitën, mirëkuptimin dhe interesimin për zgjidhjen e problemeve aktuale.

