Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq sot vizitoi familjen e kthyer katër antarëshe të Srgjan Vasiqit nga fshati Izvor lagjja Gosalc të cilit komuna e Novobërdës në bashkëpunim me Ministrin për Komunitete dhe Kthim dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim )IOM) ka ndërtuar shtëpinë prej 45 metra katror.
Ky është vetëm një nga projekti i ndërtimit të shtëpive për të kthyerit dhe të rasteve të rrezikuara sociale në komunën e Novobërdës, i cili implementohet në kuadër të programit RRK 5 ku mjetet financiare janë të siguruara nga Bashkësia Evropiane.
Është kënaqësi e vërtet të shohësh familjen plotë shpresë dhe dëshirë që të vazhdoj jetën në këto anë edhe pse kushtet në të cilat kanë jetuar deri më tash kanë qenë shumë të vështira.
Përveç shtëpisë së re familja ka përfituar edhe pako ndihmëse të mjeteve të punës për hapjen e punëtorisë së automekanikut. Familja Vasiq vetë ka zgjedhur se me çka do të merret, e me këtë program i u është mundësuar që të fillojnë biznesin e tyre me qëllim të vetëpunësimit të familjes së kthyer.
Investime të tilla për kthimin e shpresës dhe dëshirës familjeve të kthyera potenciale për ekzistencë dhe ardhmëri në këto treva, sepse përkrahja dhe forcimi i të kthyerve dhe familjeve të rrezikuara sociale është prioritet kryesor në periudhën e ardhshme, theksoi Kryetari z.Ivanoviq.

