Këtë mëngjes në afërsi të Manastirit të Dragancës ka përfshirë zjarri më dhjetëra hektar pyje.
Ndër të parët në vendin e ngjarjes ka dalë kryetari i Komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq me ekipin e tij por edhe njësia e zjarrfikësve të Novobërdës. E gjithë ekipi i kryetarit Ivanoviq në mënyrë vullnetare ka dal në ndihmë njësisë lokale të zjarrfikësve. Në zjarr janë përfshi dhe posedimet/pronat e Manastirit Draganc të pronarëve privat dhe të mirat shoqërore.
Duke ju falënderuar bashkëpunimit dhe sakrificës së zjarrfikësve dhe vullnetarëve, zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll rreth orës 17:00, edhe pse kushtet/ koha nuk kan qenë në anën e zjarrfikësve dhe vullnetarëve dhe zjarri ishte zgjeruar.
Apelojmë te të gjithë vizitorët dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm kur të shfrytëzojnë zjarrin për pastrimin e pronave të tyre që ato punë t’i kenë nën kontroll, zjarre të tilla shpesh janë shkaktarët të pa qëllimshëm njerëzor.




