LOGOS ndihmon komunën e Novobërdës në regjistrimin e pronave të pa regjistruara
Në mbështetje të projektit Zvicër – Kosovë, për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS si dhe departamentit të tatimit në pronë të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, në Kamenicë është duke u mbajtur trajnimi për ngritje e kapaciteteve të zyrtarëve komunal të tatimit në pronë në regjistrimin e pronave të paregjistruar si dhe në ngritjen e shkallës së inaksimit t tatimit në pronë për komunat Kamenicë, Novobërdë, Partesh, Ranilluk dhe Han i Elezit.
Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Lulzim Leci, ka thënë se ky trajnim dhe mbështetja që projekti LOGOS është duke i dhënë kësaj komune si dhe komunave tjera, kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e komunave për realizimin e projekteve të ndryshme. “Ngritja e shkallës së të hyrave vetanake që vije nga tatimi në pronë, mundëson edhe realizmin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve, prandaj kjo mbështetje që po i jep projekti LOGOS, komunave në regjistrimin e pronave të paregjistruara është e mirë se ardhur për to”, ka thënë Leci.
Ndërsa ,Norbert Piljs, koordinator i projektit LOGOS, ka thënë se projekti LOGOS, në kuadër të mbështetjes që është duke u dhënë komunave partnere të Kosovës Jug Lindore si në ngritjen e kapaciteteve ashtu edhe në projekte të infrastrukturës vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe ndihmës për komunat që ato të rrisin shkallën e të hyrave vetanake, përmes së cilave do të realizojnë projekte për qytetarët e tyre.
Kurse Shkëlzen Morina, drejtor i departamentit të tatimit në pronë, ka theksuar se komunat përmes këtij programi do të realizojnë më shumë të hyra nga tatimi në pronë, si një nga burimet kryesore për investime kapitale. Projekti LOGOS komunat Kamenicë, Novobërd, Ranilluk , Partesh dhe Hani i Elezit, në kuadër të programit për regjistrimin e pronave të paregjistruara krahas mbështetjes me aparaturë GPS i ndihmon edhe me angazhimin e stafit shtesë për regjistrimin e këtyre pronave.