Sot më datë 27.08.2010 bënë dorzimin e Operatit dhe Elaboratit Kadastral për nëntë (9) Zonat Kadastrale të Komunës së Gjilanit
U bë dorzimi i Operatit dhe Elaboratit Kadastral për nëntë (9) Zonat Kadastrale të Komunës së Gjilanit,të cilat tani(mbështetur në pakon e Presidentit Ahtisari dhe mbeshtetur në Referencen që vjen nga Agjensioni Kadastral Kosovës më datën 10.08.2010 dhe që mbanë numrin e protokolit 05/10114/10)do të kalojnë nën administrimin e Komunës së zgjeruar të Novobërdës.
Bartja e dokumentacionit të lartëpërmendur bëhet në këto zona Kadastrale:
- Dragancë,
- Koretishtë,
- Kufcë e epërme,
- Makresh i epërm,
- Makresh I poshtëm,
- Mozgov,
- Strazhë,
- Stanishor,
- Parallovë,
Të cilat bashakrisht do të përbëjnë një sipërfaqe pre 9480.77.86 hektarësh,nga e cila prona private ka sipërfaqe:4329.09.42 ha,ndërsa prona shoqerore ka sipërfaqe:5151.68.44 ha.
Operati dhe Elaborati Kadastral në përbërje të vetë mbanë regjistrat dhe dokumentacionin si në vijim:
- Regjistrat e Ndërrimeve (RDPP),
- Regjistrat e Hipotekave,
- Regjistrat e Fletëparaqitjeve,
- Lëndët që ishin në procedurë pëe Regjistrimin-Bartjen,
- Manualet (skicat e matjeve nga terreni).
- Kërkesat për matje që janë në procedurë,
- Planet Kadastrale.
Dokumentacionin e lartë përmendur e pranoi:
Përfaqësuesit e Komunës së Novobërdës z.Selatin Beqiri dhe z.Bajram Abazi,dhe nën monitorimin e plotë nga përfaqësuesit zyrtarë i Agjencionit Kadastral të Kosovës.