Në bazë të Statutit të Komunës si dhe ligjeve në fuqi, për Draft Propozimet Buxhetore duhët të mbahën dy debate publike me qytetarë të Komunës, ku debati i parë është mbajtur në pjesën e teritorit të më hershëm në sallën e Kuvendit Komunal Novobërdë,kurse debati i dytë në pjesën e teritorit të zgjeruar në bazë të Dokumentit të Decentralizimit,në fshatin Kuvcë e Epërme.
Andaj si mes i fshatrave të Komuniteteve që jetojnë në ketë pjese të teritorit, kanë vendosur që këtë Debat Publikë ta mbajnë në fshatin Kufcë e Epërme, edhe atë me datën: 13.09.2010, duke filluar ne ora 15:00 h, e i cili ka zgjatur deri ne ora 17:45 h, ku prezent ishin 30 qytetarë të fshatrave të ndryshme,kryesishtë kryesuesit,kryetarët e fshatrave.
Andaj edhe me organizimin e edhe me pjesmarjen e qytetarëve ishim mjaftë te knaqur, andja edhe u diskutuan nje mori qeshtjesh te ndryshme perpos pikave te parapara me agjendë e që ishin:
Propozim Rregullorja mbi Taksa, Ngarkesa dhe denimet Komunale;
Propozim rregullorjaq mbi Tatimin në Patundshmëri;
Propozim Drafti I Bugjetit të Komunës për vitin 2011 – 2013.
Në këtë Debat morën pjesë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri, Nënkryetarit për Komunitete z.Radovan Denici, Drejtori i DEF-it z.Gani Mustafa, Drejtorit te DUKMA z.Skender Avdyli, Drejtoresha e Komuniteteve dhe Kthimit znj.Jasmina Denic dhe nënpunësit të tjerë të lartë të zyreve relevante komunale, edhe përfaqsuesit e: OSBE-së, ICO-së, ECMI-së, dhe Zv. Kryetari i Kuvendit z.Srgjan Todorovic.
Debatin fillimishtë e hapi zonja. Vesna Stajic nga ECMi-ja (te cilet edhe e kane organziuar debatin bashkpunim me K.K), e cila i përshendeti të pranishmit, prezentoj udheheqësit e Komunës.
Fjalën ja kaloi Kryetarit të komunës z.Bajrush Ymerit, i cili detalisht i njoftoj dhe u përgjegjë në pyetjet, sygjerimet dhe propozimet e qytetarëve prezente të të dy komuniteteve!
Gjithashtu edhe Drejtori kompetente i cili edhe i ka finalizuar Drafte Rregulloret e lartëpërmendura, detalishtë i njoftoj qytetarët me permbajtjen e tyre,dhe pas prezentimit te rregulloreve veq e veq, u përgjegjë në të gjitha pyetjet, kërkesat për sqarime shtes dhe sygjerimet e qytetarëve.
Drejtori i ceki të gjitha në shuma për vër vitin fiscal 2011 aprovuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave 1,928.511.00€,dhe kjo shumë e mjeteve është ndarë në kodë buxhetore të Komunës shuma që më së tepërmi ju interesoj qytetarëve është ajo për lejimin e investimeve kapitale 522,653.00€
Sa i përket deficitit Kryetari i Komunës z.Ymeri spjegoi se do të hulumtojm të gjejm donator të tjerë,gjethashtu në fund Kryetari z.Ymeri njoftoi se Komuna e Novobërdës ka përfituar nga zyra e Kryeministrit një shumë prej 1,000,000.00 për investime kapitale për vitin 2010,ku 300,000.00 do të investohën në fshatrat Kufcë,Stanishor për nevojat e ujrave të zeza.
Debati vazhdoj me pytjet dhe diskutimet e ndryshme.