Kohëve të fundit Komuna e Novobërdës me përkrahje të projektit DEMI ka arritur të bëjë përmirësimin e dukshën në menaxhimin e mbeturinave në teritorin e Komunës.
Përmes kësaj Iniciative (projekti) është arritur nënshkrimi i marrveshjës tri palëshe në mes të Komunës,Kompanisë “Higjiena” Gjilan dhe projektit DEMI.
Kjo marrëveshje përmban përmirësimin e menaxhimit në shërbimin e mbeturinave përmes formimit të njesisë menaxhuese në kuadër të Kompanisë së lartëpërmendur ,e cila njësi do të jetë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kontejnerëve në teritorin e Komunës së Novobërdës.
Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshje,shërbimi është përmirësuar dukshëm në Komunën e Novobërdës pasi që njësia në kuadër të kompanisë Higjiena e vendosur në lokacionin Prekovc dhe është duke funksionuar mjaftë mirë në kryerjen e shërbimeve të paraparë me marrëveshje.

Është filluar edhe krijimi i databazes për konsumatorët ku së pari ka filluar me regjistrimin e bizneseve në kuadër të Komunës dhe objekteve publike,më pastaj do të vazhdojë me konsumatorët e tjerë (ekonomitë familjare).
Andaj përmes kësaj shkrese apelojmë tek qytetarët e Komunës së Novobërdës të përgjigjen ndaj obligimeve (duke paguar për shërbimin e ofruar nga njesia),thotë Drejori i Drejtorisë për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Sami Vllasaliu.