Kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri dhe drejtori i FEZH-it z.Gani Mustafa kanë marrë pjesë në një takim në Gjilan
Kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri dhe drejtori i FEZH-it z.Gani Mustafa kanë marrë pjesë në një takim në Gjilan ku tema ka qenë:
Zhvillimi ekonomik në rajonin e anamoravës.Ky takim është organizuar nga organizata PER dhe është përkrahur nga USAID-i.
Në takim u diskutuan mënyrat se si komunat e reja në rajonin e anamoravës mund të tërheqin investime,të ofrojnë politika më të mira dhe një mjedis më të mirë afaristë.
Si mundet rajoni i anamoravës të zhvilloj plane strategjike që i shpërbejnë interesave të popullatës.Në takim përpos zyrtarëve komunal kishte edhe përfaqësues nga ministrit relevante,sektori i biznesit,lidership politik,organizata të ndryshme ndërkombëtare etj.