Sot me datë 28.10.2010 e enjete duke filluar nga ora 12:00 u mbajt mbledhja e tretë e Grupit punues për Komunitete dhe Kthim.
Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri,Jasmina Deniq Drejtoresh për Komunitete dhe Kthim,Përfaqësuesit e Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit,UNHCR,OSBE-ja Organizata Sveti Nikolla dhe të gjith anëtarët e Grupit Punues për Komunitete dhe Kthim.
Mbledhjen e hapi Kryetari i Komunës z.Ymeri ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe ju dëshiroj punë të mbarë,pastaj ja dha fjalën Drejtoreshës për Komunitete dhe Kthim znj.Jasmina Deniq.
Znj.Deniq e hapi rendin e ditës ku kanë qenë të përcaktuara katër pika:
Pika e parë-Fjala Hyrëse,
Pika e dytë-Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Pika e tretë-Njoftimi i pjesëmarrësve për kthim dhe Komunitete ,konkluzionet për vizitat shko -Informo-Vizitat,
Pika e katërt-Informimi i anëtarëve të Grupit Punues për Komunitete,rreth punës së zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në periudhën e ardhëshme.
Është diskutuar për çdo pikë veq e veq ku secili anëtar i Grupit punues i ka shprehur vërejtjet dhe sugjerimet e veta.
Në këtë mbledhje kanë marrë informacione në mënyrë detale nga Kryetari i Komunës z.Ymeri dhe nga zyrtarët e zyrës komunale për Komunitete dhe Kthim,po ashtu informacione rreth qështjes së punës së këtij grupi ka dhënë dhe përfaqësuesja e UNHCR-së znj.Lindita Kqiku dhe përfaqëuesi i Organizatës jo qeveritare “Sv.Nikolla”.
Mbledhja përfundoj në ora 14:00.