Sot më datë 07 qershor u bë hapja e zyrës së qendres për shërbime të bizneseve
Në këtë hapje morën pjesë Kryetari i Komunës së Novobërsës z.Bajrush Ymeri përfaqësues nga zyra e Komisionit Europian dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë një nga elementet kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.
Gjatë 2010,SPARK dhe projekti Fraktal drejtuar për të përmbushur nevojat për forcimin e potencialit ekonomik të komuniteteve në krijimin e kushteve të përshtatëshme për zhvillim dhe mbështetjen e ndërmarrësisë.
Ky projekt përfshinë komunat Novobërdë,Kllokot Ranillug dhe Shtërpcë dhe zbatohët nga SPARK dhe OJQ Fraktal në bashkëpunim me komunat e lartëpërmendura.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri tha se Qendra e biznesit e cila funksionon në kuadër të Projektit të implemetuar nga SPARK-u me partneritet me Fraktal-in si pjesë e granteve të KE-së në kuadër të zhvillimit rajonal ekonomik,ju mundëson bizneseve të vogla dhe të mesme edhe nga komuna e Novobërdës të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë lidhur me informatat për zhvillimin e biznesit dhe të përmisojë kushtet për zhvillim rajonal të aktiviteteve ekonomike duke fokusuar në turizëm rural,prodhim qumështi të dhive,në bletari etj.
Shfrytëzoj rastin qe te faleminderoj Komisionin Europian për përkrahjen e dhënë zhvillimit rajonal ekonomik ku Novobërda është akter shumë aktiv i këtij procesi si pjesë e marreveshjes nderkomunale mbi themelimin e rajonit ekonomik Lindje AZHR Lindje.Komisioni Europian edhe në të kaluarën ka bërë investime sikur në infrastrukturë njëashtu edhe në fushat e tjera ku dua të përmendi së fundi dy fshatrat e Komunës së Novobërdës që nuk kanë më probleme me ujin sepse Komisioni Europian hapi rrjetin e furnizimit me ujë i cili siguron ujë të pishëm dhe furnizim të rregullt për 1000 banorë të kësaj komune.