Sot me datë 18.10.2011 duke filluar në ora 13:00,u mbajt takimi i dytë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në këtë takim ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të këtij Këshilli duke përfshirë përfaqësusit Komunal,Shukri Aliu Komandant në Stacionin Policor të Novobërdës,Shemsi Syla nga Forcat e Siguris së Kosovës,Nazmi Gashi Përfaqësues i Komunitetit Musliman,OSBE-ja,KFOR-i, dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare që veprojnë në Komunën tonë.
Komandanti i Stacionit Policor në Komunën e Novobërdës z.Shurki Aliu theksoi se gjendja e sigurisë është në nivel të kënaqëshëm duke mos u përseritur disa eksese të vogla siç është prerja e pyjeve dhe disa raste të vjedhjeve të kafshëve,përveq disa prishje qetësie që kanë ndodhë gjatë këtij muaji situate konsiderohët e mirë.
Nënkolonel Komandant i Njësisë Ndërlidhëse në Reagim në Krizë FSK z.Shemsi Syla prezantoj programin për ndihmën dhe kontributin që mundë të ofrojë nga ky njesit,ku me këtë rast u faleminderua nga udhëheqësi i këtij takimi z.Sami Vllasaliu Drejtor i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim.
Në këtë takim kishte dhe kërkesa siç ishte çështja e problemit të gropës septike në fshatin Llabjan,kanalizimi në fshatin Bostan,dhe çështja e tregut të kafshëve në fshatin Llabjan ku këto kërkesa mbetën të shqyrtohen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.