Sot me datë 21.11.2011 u mbajt takimi i tretë i Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi
Në këtë takim morën pjesë shumica e anëtarëve të KKSB-së,në mungesë të Kryetarit të Komunës takimin e udhëheqi Nënkryetari i Komunës së Novobërdës z.Driton Abdyli.
Gjatë këtij takimi u trajtuan dhe u diskutuna shumë qështje ku në rradhë të parë ishte qështja e sigurisë në Komunënë e Novobërdës,për këtë pikë ju dha fjala Komandatit të Stacionin Policor z.Shukri Aliu i cili njoftoj të pranishmit rreth gjendjes në javët e fundit për qështjen e sigurisë.
Z.Aliu deklaroi se situat ka qenë e qetë dhe stabile duke mos përmendur as një ekses apo problem tjetër,po ashtu gjatë këtij takimi u diskutuan dhe shumë qështje të tjera siq janë: Qështja e ndërtimit të poligonit në fshatin Koretishtë,qështja e njësisë së zjarrëfikësve shtimi i numrit si mundësi,qështja e funksionimit të tregut në Llabjan (eliminimi i problemit rreth bllokimit të rrugës si nga shitësit e produkteve të ndryshme dhe automjeteve gjatë ditëve të tregut) si dhe qështja e problemit të gropës septike në Llabjan,dhe së fundi u shtjellua edhe qështja e eliminimit të deponive të egra dhe pastrimi i rrugëve gjatë sezonës së dimrit.
Përfaqësuesi i Komuniteti sërb z.Dragan Markoviq faleminderoi shumë Drejtorinë e Shërbimeve Publike përkatësishtë Drejtorin z.Sami Vllasaliu,për zgjidhjen e qështjeve shumë të rëndësishme rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Bostan.
Takimi u përmbyll me disa konkluzione që në të ardhëmën të gjitha këto qështje të diskutohen në këshillin e drejtorëve dhe nëse është e nevojshëme edhe tek organet e tjera relevante.