Më datë 17 maj 2011 duke filluar në ora 09:30 në Restaurant “Bujana” Gjilan,në emër të Inciatives për Komuna Efektive Demokratike, implementuar nga Urban Institute dhe financuar nga USAID, të gjithë anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të Asambles Komunale nga komuna e Novobërdës kanë marrë pjesë në punetorinë “Procesi i Buxhetimit Komunal, Roli i Asamblesë Komunale dhe Pjesemarrja e Qytetarëve në procesin e Buxhetimit Komunal ”.
Programi i punetorisë ishte i dizajnuar te ndihmoj Komitetin per Politik dhe Financa të Asamblese Komunale dhe perfaqesuesit e Administratës Komunale në përforëcimin e metejshëm të kapaciteteve në procesin e buxhetimit, ndarjen e informatave me qytetarë, përmes qasjes së grupeve të zgjedhura të ndryshme duke përdorur kanalet më të pershtatshme; mbledhja e informatave kthyese mbi prioritetet dhe konsultimet me qytetarë në procesin e pergatitjes së buxhetit dhe involvimit të qytetarëve në procesin e vendim-marrjes për linjat buxhetore të cilat lejojnë konsultime.
Rezultat i punëotrisë ishte një Draft Plan Veprimi për ndarjen e informatave për Buxhet dhe organizimin e Degjimeve Publike për Buxhet 2012 që u zhvillua nga pjesemarresit nga komuna e Novobërdës.
Punëtoria përfundoj në ora 16:00.