Komuna e Novobërdës dhe LOGOS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
05/05/2011 00:00
Komuna e Novobërdës dhe LOGOS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e dy projekteve të infrastrkturës
Kryetari i komunës së Novobërdës,z.Bajrush Ymeri dhe përfaqësuesit e projekti për qeverisje lokale dhe reformave në decentralizim,LOGOS,kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e dy projekteve të infrastrukturës në komunën e Novobërdës.
Novobërda përmes projektit LOGOS do të realizoi projektin për rregullimin e parkut të komunës si dhe projektin për stacionet e autobusëve në rrugët e komunës.Norbert Piljs, koordinator i projektit LOGOS, ka thënë se këto projekte që janë propozuar nga vetë komunat do të mbështet nga fondi prej 1 milion euro të cilat qeveria zvicerane i ka ndarë për investime kapitale në nëntë komunat e Kosovës juglindore, në të cilat implementohet projekti LOGOS. “Përmes këtyre projekteve do të përmirësohet infrastruktura si dhe shërbimet për qytetarë në këto komuna”, ka thënë Piljs.
Kryetari i Komunës së Novobërdës,z.Bajrush Ymeri, ka thënë se këto dy projekte janë të një rëndësie të veqantë për Novobërdën, pasi me mjetet e ndara nga LOGOS-i do të rregullohet parku i komunës që është në gjendje shumë të rëndë si dhe do të rregullohen disa stacione të vegjël ku qytetarët mund të presin autobusët. “Projekti LOGOS është duke i dhen një mbështetje të fuqishme komunës së Novobërdës, pasi përmes këtij projekti, po ndihmohen qytetarët e kësaj komune”, ka thënë Ymeri.
Projekti LOGOS krahas këtyre marrëveshjeve ka bërë edhe prezantimin e thirrjes së dytë për projekte tjera të infrastrukturës si në komunën e Hanit të Elezit ashtu edhe në komuna tjera. Merita Barileva, zyrtare në Fondacionin “Intercooperation”, ka thënë se LOGOS është i gatshëm të mbështesë të gjitha projektet që propozohen nga komuna në bazë të kritereve të përcaktuara në thirrjen për projekte dhe se komunat duhet që të përgatisin projektet në bazë të këtyre kritereve.