Në komunën e Novobërdës, ka përfunduar faza e parë e hartimit të planit zhvillimor komunal dhe zhvillimor urban
Hartimi i këtyre dy dokumenteve që parashihen edhe me ligj, është duke u bërë në mbështetetje të projektit për qeverisje të mirë dhe decantralizim LOGOS të implemenetuar nga Fondacioni zviceran “Intercooperation” si dhe në asistencë të Ministrisë për Planifikim.
Z.Bajrush Ymeri, kryetar i komunës së Novobërdës, ka thënë se plani zhvilimor komunal dhe ai zhvillimor urban, janë të një rëndësie të veçantë për komunën e Novobërdës dhe si të tilla kanë gjetë mbështetjen e institucioneve të kësaj komune. “Plani zhvilimor komunal dhe ai urban , janë baza të zhvillimit ekonomik të komunës në të ardhmen dhe si të tilla këto plane do të jenë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Ymeri.
Kurse z.Skender Avdyli Drejtori i Drejtoris së Urbanizmit dhe Kadastrit një herit dhe Koordinator i Grupeve punuese ka theksuar se komuna e Novobërdës, është duke fituar shumë pasi po bëhet me këto dy dokumente që janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të kësaj komune. “Jemi në përmbyllje të fazës së parë të hartimit të këtyre dokumenteve në hartimin e së cilave ka pas një gjithpërfshirje si nga institucionet ashtu edhe nga shoqëria civile’dhe e ka vlerësuar punen e grupeve punuese dhe u nda i kënaqur me perfundimin e pjese së parë.
Ndërkaq, konsulenti profesional për hartimin e dokumenteve të planit zhvillimor për Novobërdë, Ismajl Baftiari, ka theksuar se me gjithë sfidat që kishte kjo komunë në sigurimin e dokumentacioneve dhe shënimeve tjera të nevojshme, gjatë fazës së parë është bërë një punë e madhe në përgatitjen e këtyre planeve.