Kryesit e pa njohur mbrëmë kanë kryer vepër të rëndë vjedhjeje të grupit të kafshëve në fshatrat Bolevc dhe Jasenovik të komunës së Novobërdës.
Janë dëmtuar tri familje të cilat merren me blegtori.
Familjes së Nikolla Maksimoviqit e cila numëron tetë anëtarë të familjes i kanë vjedhur lopën dhe mëshqerrën, familjes Igor Maksimoviqit i është vjedhur një lopë dhe viçi të racës simentale, familjes shqiptare tetë anëtarësh të Jakup Mustafës i është vjedhur viçi, dëmi vlerësohet të jetë rreth 5000€.
Familjes Nikolla Maksimoviqit i është gjetur lopa e mbytur rreth 500 metra larg stallës së familjes e lidhur për druri.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë hetimet, mirëpo banorët sipas rezultateve të tyre në dhjet vitet e fundit janë skeptik në zgjidhjen e këtyre rasteve.
Kryetari i komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq në mënyrë të fuqishme ka dënuar ngjarjet e fundit të vjedhjeve në fshatrat Bolevc dhe Jasenovik duke kërkuar nga institucionet relevante mbrojtje për qytetarët e varfër në komunën e Novobërdës.

