Kryetari i Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq ka dënuar vjedhjen e kafshëve dhe automjeteve e cila ka ndodhur në Kufc të Epërme dhe ka apeluar te të gjitha institucionet që të parandalojnë këto incidente të cilat bartin një shqetësim tek banorët.
Edhe kësaj here kanë pësuar banorët e Kufcës së Epërme komuna e Novobërdës.
Svetozar Stajiqit i është vjedhur automjeti i tipit “bmv“ dhe të gjitha mjetet të cilat kane ndodhur në garazh, Branisllav Deniqit i është vjedhur automjeti i tipit „opel astra“ , kurse Bozhidar Deniqit ju është vjedhur një Dem.
Në periudhën e fundit në Kufc të Epërme vjedhjet janë më të shpeshta , është vjedhur numër i madh i kafshëve, automjeteve dhe pajisje bujqësore.
Kryetari z.Ivanoviq theksoi se vjedhjet e shpeshta po demoralizojnë njerëzit sepse jetojnë me frikën se do t’i u vidhen të gjitha çka i kanë bërë me punën e mundimshme.