Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq ka dënuar përdhosjen e Xhamisë në fshatin Llabjan komuna e Novobërdës dhe ka apeluar te të gjitha institucionet që të parandalohen incidentet e tilla të cilat bartin frikë tek qytetarët.
Me këtë rast është bërë plaçkitja dhe përdhosja e Xhamisë në fshatin Llabjan ku sipas fjalëve të banorëve ky është një akt vandal dhe një grusht i rëndë për banorët lokal dhe besimtarët.
“Vjedhjet në komunën e Novobërdës po vazhdojnë edhe më shpesh në periudhën e fundit , për një vit jo të plot në komunën tonë është vjedhur një numër i madh i bagëtisë , automjeteve, është plaçkitur Kisha Ortodokse në Kufc të Epërme kurse tash është plaçkitur edhe Xhamia nga ku edhe jo zyrtarisht është vjedhur shuma prej 500 euro si dhe DVR paisja për video mbikëqyrje theksoi Ivanoviq.
Kryetari i Novobërdës theksoi se vjedhjet e shpeshta demoralizojnë njerëzit të cilët jetojnë me frik se do tu vidhet e gjithë ajo që kanë bërë/krijuar me punë të mundimshme vite me radhë.