Kryetari i Komunë së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq këtyre ditëve acari personalisht mori pjesë për të ndihmuar shërbimin mjekësor sanitar të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Novobërdë e cila përveç kushteve të vështirësuara ka punuar dhe është përgjigjur ftesave urgjente. Përveç kësaj Kryetari i Komunë gjatë ditës së djeshme ka përcjellur pastrimin ditor të rrugëve lokale në komunën e Novobërdës.
Por, edhe apelon te qytetarët që të ngasin veturat me kujdes të shtuar, që të kenë pajisjet dimërore dhe mos të dalin nëse nuk e kanë shumë te nevojshme, dhe theksoi se edhe rrugët e lagjeve më të largëta duhet të jenë të kalueshme/qarkullueshme, kështu që komuna do të bëj të gjitha mundësit që të normalizohet gjendja nga të reshurat e fundit.
Shërbimet komunale çdo ditë janë në terren dhe ju ofrojnë ndihmë familjeve dhe të vjetërve ku lëvizja e tyre në këtë situat është shumë e vështirësuar.

