Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri po qëndron në një vizitë tri javore në Shtetet e Bashkuara te Amerikës me ftesë të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Ymeri merr pjesë në SHBA në programin IVLP(International Visitor Leadership Program) decentralizimi në SHBA programi për Kosovë.
Më këtë rast Kryetari Ymeri ka qëndruar në Uashington DC nga 7-13 maj ndërsa nga 13-15 maj ka qëndruar në qytetin Filadelfia të shtetit Pensilvani,pastaj Kryetari Ymeri ka vazhduar vizitën në Mançester të shtetit Nju Hemshir ku ka qëndruar nga data 15-18 maj e pastaj është nisur për në qytetin Santa Fe të Nju Meksikos ku ka qëndruar deri me date 23 maj, pastaj në qytetin Majami të Floridës dhe do ta përmbyll vizitën me 28 maj 2011. Gjatë kësaj kohe Kryetari ka pas takime të rëndësishme në shumë institucione shtetërore dhe organizata tjera të ndryshme që kanë të bëjnë me qeverinë lokale, ka vizituar Stejt Departamentin Amerikan, Kongresin Amerikan, Departamentin e të drejtave të njeriut, konferencën e Kryetarëve, Bankën Botërore, Institutin Urban, organizata të ndryshme që merren me lobim, Kryetarin e Mançesterit, Kryetarin e Santa Fe e shumë e shumë organizata të tjera si dhe disa familje amerikane me ç’rast Kryetari ka qëndruar në shtëpitë e tyre në darkë pune me ta për të shkëmbyer shumë përvoja me qytetarë amerikanë.
“Kjo vizitë është tejet e rëndësishme për mua si kryetar komune sepse, këto tri javë vizitash në SHBA, zëmrën e demokracisë botërore, do të jenë një përvojë e fuqishme e qeverisjes së mirë, e qasjes së drejtë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të vendit”, ka thënë kryetari Ymeri për faqen tonë elektronike.
Lidhur më organizimin e kësaj vizitë kryetari ka falënderuar Ambasadën Amerikane në Prishtinë që ka organizuar këtë vizitë për të parë për së afërmi se si funksionon qeverisja lokale në shtetin e demokracisë.