Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
MAPL dhe USAID Komunën e Novobërdës e shpërblyen në Kategorin “ Inkasimi i Burimeve të të Hyrave Vetanake”
Ky është rundi i dytë nga tri rundet e shpërblimeve të granteve të Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive të USAID-it. Ky rund u mbështet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në partneritet me Iniciativën për Komuna Demokratike dhe Efektive të USAID-it. Fondi Stimulues ofron një resurs për të tejkaluar kufizimet kritike për të arritur objektivat e programit, si dhe për të sjellë fonde për të filluar iniciativa premtuese.
Komuna e Novobërdës në këtë proces garues fitoi shpërblimin në Kategorinë “ Inkasimi i Burimeve të të Hyrave Vetanake”.
Shpërblimin në këtë ceremoni solemnisht e ka pranuar Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri nga zonj. Mauren Shauket, Drejtoreshë e misionit, Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar si dhe Ministri i Adiministrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviç.
Në fillim të kësaj ceremonie festive Drejtoresha e programit Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive Ginka Kapitanova ka përgëzuar kryetarët e komunave dhe të Qeverisë së Kosovës për bashkëpubim gjersa theksoi se ceremonia e ndarjes së shpërblimeve ka rëndësinë e saj duke marrë për bazë faktin se i tërë procesi i vlerësimit të aplikacioneve dhe të dhënave të dorëzuara është bërë në bashkëpunim të ngushtë në mes kësaj iniciative të USAID-it dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për faktin se shpërblimet po ndahen bazuar në arritjet komunale si rezultat i performancës në komunat e Kosovës.
Drejtoresha Mauren Shauket tha që sot të ketë arsye festive, pasi po shënohet progresi i arritur në përmirësimin e qeverisjes së mirë. “ Grande stimuluese kanë fituar komunat që kanë demonstruar përkushtimin më të madh për qeverisje të mirë ” tha Mauren.
Zv.Kryeministri i Qeverisë së Kosovës e njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviç e përgëzoi sistemin e tillë të matjes së punës vjetore të pushteteve lokale. "Ky aktivitet i sotëm, i përbashkët paraqet vazhdimësinë e një bashkëpunimi të mirë, për të krijuar dhe zhvilluar gjithë procesin e menaxhimit të performancës komunale" tha Petroviç. USAID-i për Raundin e dytë të ndarjes së fondit stimulues ka ndarë 590.000 dollarë, gjersa MAPL 70.000 dollarë
Ndërsa Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri shprehi falenderime të veqanta për Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive të USAID-it,dhe u shpreh i kënaqur që edhe Komuna e Novobërdës pati rastin të fitoj një qmim të merituar.”Ne po mundohemi që sa ma shumë te jemi të angazhuar dhe të punojmë për një zhvillim të Komunës sa më të mirë dhe ky shpërblim u dedikohet dhe qytetarëve tanë, të cilët kanë kontribuar në qeverisje dhe bashkëpunim të mire”u shpreh Kryetari Ymeri.