Është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa, në sallën e Bordit të komunës së Novobërdës.
Në mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Politik dhe Financa kanë marr pjesë të gjithë anëtarët e komitetit si dhe drejtori për buxhet dhe financa të komunës së Novobërdës.
Për këtë mbledhje ishte i i paraparë ky rend dite:
- Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-ës;
- Shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e katërt Tetor-Dhjetor 2018;
- Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2018;
- Raporti i drejtorisë së Arsimit për mbarimin e gjysmë vjetorit të parë dhe fillimin e gjysmë vjetorit të dytë 2018/2019;
- Draft plani për menaxhimin e mbeturinave;
- të ndryshme..
Mbledhjen e ka udhëhequr Nebojsha Arsiq kryetar i komitetit për politik dhe financa.
Të gjitha pikat janë aprovuar me shumicë votash.

