Me datë 28.04.2011 duke filluar nga ora 13:00 është mbajtur mbeldhja e Kuvendit Komunal
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e K.K.Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,OSBE-ja,MAPL-ja,po ashtu ishin të pranishëm edhe Drejtorët e Drejtorive,Auditori i Mbredëshëm dhe zyrëtar tjerë komunal.
Rendi i ditës i kësaj mbledhje ishte;
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
3. Aprovimi i raportit financiar të tremujorshit të katërt të vitit 2010;
5. Aprovim i raportit te auditorit te brendshëm;
7. Shqyrtimi i kërkesave;
8. Të ndryshme.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan gjitha pikat e rendit të ditës dhe u aprovuan me shumicën e votave.
Në këtë mbledhje u prezantua dhe Aplikacioni për krijim e një zone të përbashkët ekonomike Gjilan-Novobërdë nga zyrtari i Zhvillimit Ekonomik z.Sabedin Vllasaliu.
Kuvendi Komunal ka miratuar vendimin për krijimin e kësaj zone të përbashkët ekonomike Gjilan-Novobërdë, duke hapur kështu një perspektivë zhvillimore për komunat e regjionit të lindjes.
Kryetarët e këtyre dy komunave, paraprakisht janë pajtuar për krijimin e një zone ekonomike, e cila do të jetë në afërsi të fshatit Llabjan, derisa nisma e tillë ka zgjuar interesim pozitiv te Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe te organizatat ndërkombëtare.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri tha se Zona ekonomike përfshin një hapësirë prej 69 hektarësh, gjendet në një kënd të rëndësishëm të komunikimit rrugor dhe është një mundësi e mirë për ata që duan të investojnë, jo vetëm nga komunat Gjilan e Artanë, por edhe nga komunat tjera të regjionit të lindjes, bizneset fitojnë një treg më të gjerë, ku mund t`i realizojnë interesat e tyre.
Mbledhja u mbajt në lokalet e K.K-së dhe përfundoj në ora 16:00