Shenohet tre vjetori i Pavarsisë
Më 17 shkurt 2011 Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Novobërdës,z. Bajrush Ymeri,për nderë të kësaj dite Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, ka organizuar aktivitete kulturo artistike valle dhe këngë në shtëpinë e kulturës në Novobërdë.Programin festiv e hapi Kryetari i komunës ku përshëndeti të pranishmit,posaqërisht familjet e dëshmorëve,qytetarët e Komunës së Novobërdës,Arsimtarë nxënës dhe zyrtar tjerë komunal,ku tha se jemi mbledhur sot këtu së bashku për ta kremtuar ditëlindjen e tretë të vendit tonë të shtrenjëtë Kosovës.Shteti ynë është ndërtuar mbi gjakun dhe dijen e njerëzve tanë që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.Kujtimi për sakrificën shtetëformues do të ruhet përjetësishtë për të gjitha atë që punuan për vendin tonë.
Ne jemi sot këtu edhe falë përkrahjes së madhe ndërkombëtare,të shteteve liridashëse që na ndihmuan në rrugën tonë të lirisë dhe dinjitetit,për çka u jemi mirënjohës përgjithmonë.
Të nderuar qytetarë!
Nga ky moment solemn së bashku,duhe të zotohemi se do të jemi përherë në shërbim të atdheut dhe për të mirën e tij.E atdheu sot duhet t’i shërbejmë me punë,më angazhim,me respektim të të drejtave të gjithëve.Ne duhet t’i ndjekim shembujt e popujve miq sesi ruhet dhe përparohet vendi.nëse ecim rrugës së drejtë të miqve tanë ne shpejtë do të bëhemi pjesë e mekanizmave të rëndësishëm evropian dhe botëror.
Edhe njëherë,Gëzuar 3 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Programi vazhdoj me anëtarët e shoqërisë Kulutoartistike “Artana”dhe nxënësit e shkollave.