Më datë 23 shkurt 2011 në Komunën e Novobërdës u mbajt takim publik informativ me qytetarët
Organizata joqeveritare ATRC, në bashkëpunim me REKOS dhe Entin e Statistikave të Kosovës, ka mbajtur një takim publik me qytetarët e Komunës së Novobërdës, ku anëtarët e komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë i kanë njoftuar ata me procedurat dhe rëndësinë që ka ky proces për vendin tonë, ku regjistrimi bëhet pas 30 vitesh.
Në këtë takim moren pjesë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Nora Susuri Menaxhere e trajnimeve dhe konsulencave në ATRC,Gani Asllani Menaxher i Financave dhe Administratës në ATRC
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,thot se qëllimi kryesor i këtij takimi është njoftimi për qytetarët për procesin e regjistrimit të popullësisë,ekonomive familjare dhe banesave grumbullimi,përpunimi dhe publikimi i të dhënave dhe informacioneve të tjera për popullsin,ekonomitë familjare dhe banesat sipas standardeve ndërkombëtare.
Adem Abazi drejtor i Arsimit njëkohësisht kordinator i komisionit komunal të regjistrimit,ka thënë se regjistrimi do të zhvillohet nga data 1 deri 15 prill 2011 dhe ka si qëllim kryesor grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave dhe informacioneve të tjera për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat, sipas standardeve ndërkombëtare.
Xhemjal Novobërdaliu drejtori i Shëndetësisë dhe zyrtar për fushatën sensibilizuese në kuadër të komisionit komunal të regjistrimit,dhe Skender Avdyli Drejtor i Urbanizmit dhe Kadastri i cili ka përgjegjësinë të mirret me të dhënat në kuadër të komisionit komunal të regjistrimit,kanë thënë se regjistrimi ka rendësi të madhe në hartimin e planeve zhvillimore të vendit.Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë banorët rezidentë dhe jorezidentë, të cilët, së paku 12 muajt e fundit kanë jetuar në Kosovë, derisa personat që jetojnë jashtë vendit më tepër se 12 muaj, do të evidentohen në regjistra të veçantë. Ata, me ligjet ndërkombëtare, kanë të drejtë regjistrimi edhe në shtetin ku punojnë dhe jetojnë.