Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me Nënkryetarin për Komunitet Radovand Deniq,Shefja e zyrës për Komuntet znj.Jasmina Deniq dhe zyrtarën për Integrime Europiane znj.Arbenita Llapashtica priten sot në një takim pune Ministren e Integrimeve Vlora Çitaku me bashkëpunëtorët
Takimi kishte për qëllim avancimin e komunikimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal në procesin e integrimit Europian, ku për prioritet në këtë fazë janë liberalizimi i vizave dhe marrëveshjet për tregti të lirë ndërmjet bashkimit Europian dhe Kosovës.
Kryetari Ymeri e ka njoftuar Ministren Çitaku me gjendjen aktuale në komunën e Novobërdës dhe me atë që ka të bëjë me sferën e integrimeve në veçanti. “Në organogramin e ri të komunës është futur edhe zyra për integrime evropiane. Ne i marrim me rregull të gjitha shkresat , rregulloret dhe dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me procesin e ri-atdhesimit të personave të shpërngulur në vendet e tjera” tha Kryetari Ymeri duke kërkuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në proceset e integrimeve evropiane.
Ministrja Vlora Çitaku është shprehur e lumtur që dikasteri që drejton ajo ka mbështetjen e gjithë spektrit politik në vend “Unë me krenari e them gjithmonë që gëzoj mbështetje të pozitës dhe opozitës në kuvendit e Kosovës për shkak se procesi i integrimit europian është një prioritet nacional,është prioriteti i parë që e kemi si shoqëri dhe si institucione,normalisht që ky proces është në esencë dinamikë e brendshme dhe ka të bëjë me ndërtimin dhe thellimin e reformave në Kosovë dhe në këtë kontekst kontributi që japin komunat e Kosovës është vendimtar” tha Ministrja Çitaku.
Ministrja ka sqaruar se në muajin korrik do të ketë vizita nga Komisioni Evropian dhe se ato vizita do të përqendrohen nëpër komuna, për të parë se sa janë të fuqizuara zyrat komunale për integrime evropiane në sferën e procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar.
Gjatë vizitës Ministrja Çitaku është informuar më në detaje rreth gjendjes aktuale të procesit të riatdhesimit në Komunën e Novobërdës dhe që kjo komunë ka punuar shumë në këtë aspekt dhe mund të merret si shembull i mirë dhe si sukses i integrimit dhe tolerancës.