Filloi ndërtimi i zyrës Gjinekologjike në Ambulanten në Prekovc
Projekti është financuar nga USAID-i,i cili edhe në të kaluarën ka pajisur Ambulaten me një colposcopi,pajisja është thelbësore në praktikën moderne gjinekologjike. Deri më tani pajisje e vetme në territorin e Anamoraves në Kosovë dhe është në dispozicion për të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve në rrethin e Komunës së Novobërdës.Programi i AED-së ka filluar me rezultate pozitive për pakicat si dhe kanë dhën rezultate përmes zbatimit të këtij projekti.
Kompani fituese për ndërtim të kësaj zyre gjinekologjike është “Euro-Projektet” nga Skenderaji dhe vlera e projektit është 18.900eura me taksat.