Komunat partnere të kënaqura me mbështetjen e projektit LOGOS
Në Novobërdë, është mbajtur takimi i Këshillit Koordinues të projektit Zvicër –Kosovë, për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, në të cilin krahas përfaqësuesve të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Zyrës për Bashkpunim të Zvicrës në Kosovë, morrën pjesë edhe kryetarët apo nënkryetarët e komunave partnere të projektit LOGOS, Novobërd, Kamenicë, Ranilluk, Partesh, Kllokot, Viti, Kaçanik e Hani i Elezit.Udhëheqësja e Zyrës Zvicerane për Bashkpunim Marie Marchand, ka thënë se bashkpunimi i ndëersjellt mes projektit LOGOS dhe komunave partnere në realizmin e projekteve të ndryshme, është i një rëndësie të veçantë në implementimin e projekteve të ndryshme që janë në interes të qytetarëve, dhe në këtë drejtim këto takime i ndihmojnë implementimit më me sukses të këtyre projekteve.
Kurse zëvendës ministri i pushtetit lokal, Basri Musmurati, ka vlerësuar lartë bashkpunimin e projektit LOGOS me komunat, duke potencuar se përmes projeteve të përbashkëta që po realizohen komunat po përfitojnë projekte për qytetarët e tyre. Ai ka kërkuar nga komunat një angazhim edhe më të shtuar që projektet që implementohen në bashkpunim me projektin LOGOS të realizohen me sukses.
Ndërsa, Norbert Piljs, koordinator i projektit LOGOS, ka thënë se në fazën e dytë të ktij projekti komunat komunat partnere po ndihmon në hartimin e planeve zhvillimore komunale dhe urbane, palin rregullativ, në rritjen e shkallës së inkasimit të të hyrave vetanake, hartimin e rregulloreve për qeverisje në nivel nënkomunal, barazi gjinore, ngritje të kapaciteteve për zyrat e informimit ublik, planifikim të buxhetit, menaxhim të mbeturinave të ngurta, operacionalizim të zyrave pritëse si dhe përmes fondit investiv në projekte të ndryshme të infrastrukturës. “Në komunat Kamenicë, Shtërpce dhe Novobërd , tani ka përfunduar faza a dytë e hartimit të planeve zhvillimore komunale dhe urbane, në komunat Viti dhe në atë të Hanit të Elezit është duke u hartuar plani për menaxhim të mbeturinave të ngurta, në Keminicë është hapur qendra pritëse për qytetarë, të gjitha komunat po ndihmohen në rritjen e shkallës së inkasimit të të hyrave vetanake si dhe në procesin e planifikimit të buxhetit.Kurse përmes fondit ibnvestiv janë realizuar 12 projekte të infrastrukturës”, ka thënë Piljs.Përfaqësuesit e komunave partnere pjesëmarrëse në këtë takim kanë thënë se për komunat që përfaqësojnë është shumë në interes bashkpunimi me projektin LOGOS, pasi ky projekt po ndihmon si në ngritje të kapaciteteve humane të komunave ashtu edhe në projekte investive.
Ndërsa Bajrush Ymeri kryetar i komunës së Novobërdës, ka thënë se përmes asistencës që ka ofruar projekti LOGOS, në këtë komunë ka përfunduar faza e dytë e hartimit të planit zhvillimor komunal dhe atij urban, gjithashtu janë organizuar debatet publike për planifikimin e buxhetit ku kishte një pjesëmarrje të mirë të qytetarëve, dhe janë reagjistruar rreth 600 prona të reja që ndihmojnë në ngritjen e shkallës së inkasimit të të hyrave vetanake. „Në komunën e Novobërdës përmes këtij projekti ëshët bërë punë e mirë dhe me LOGOS-in kemi një bashkpunim shumë të mirë“, ka thënë Ymeri. Ai ka theksuar se shumë shpejt ritet reaklizmi edhe projektve të infrastrukturës që kanë të bëjnë me rregullimin e parkut në Nvobërd si dhe rregullimin e stacionëve të autobusëve në vendndalimet e autobusëve me çka do të mundësohet një pritje më komode e qytetarëve si dhe do të ndryshohet për të mirë pamja e komunës.