U mbajt takimi i radhës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KKSB-së,Drejtori i Shërbimeve Publike z.Sami Vllasaliu etj,takimin e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës së Novobërdës z.Driton Avdyli.
Më këtë rast z.Avdyli i falënderoj të gjithë pjesëmarsit dhe tha se ky interesim i kontribuon në masë të madhe sigurisë së përgjithshme në ter territorin e Komunës.
Gjatë këtij takimi u trajtuan dhe u diskutuan shumë çështje ku në radhë të parë ishte çështja e sigurisë në Komunën e Novobërdës,për këtë pikë ju dha fjala Komandantit të Stacionin Policor në Novobërdë z.Shukri Aliu i cili njoftoj të pranishmit për çështjen e sigurisë ku theksoi se nga fillimi i këtij viti kanë ndodhur 22 raste vjedhje të cilësuar të rënda,po ashtu z.Aliu propozoj që të hartohet një plan operativ me rastin e hyrjes në sezon të verës ,dhe ne ditët në vijim fajtoret e zjarrvënjëve të procedohen në gjykatë.
Më këtë rast u diskutuan shumë qështje,dhe raportime te ndryshme ku në këtë takim pat edhe kërkesa të ndryshme nga pjesëmarrësit ku mbetët të shqyrtohen.