Projekti LOGOS mbështet Zyrën e Informimit Publik për Komunën e Novobërdës
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për informimin e qytetarëve si dhe ndërtimit të marrëdhënieve mes komunës së Novobërdës dhe qytetarëve të kësaj komune, në Novobërd, koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Piljs dhe krytetari i komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri , kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës, Zyra e Informimit Pubik, do të përfitoi një asistencë në vlerë rej 2 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për implementimin e aktiviteteve të ndryshme në lëmin e informimit.
Kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, pasi e ka vlerësuar lartë asitencën që LOGOS i ofron zyrës së informimit publik, është shprehur se krahas kësaj ndihme edhe komuna ka shprehur gatishmërinë që nga buxheti i saj të ndajë një sasi të mjeteve në mënyrë që të sigurohen kushtet për një informim më të mirë të qytetarëve.