Sot më datë 28.10.2010 e enjete duke filluar nga ora 9:00 u mbajt një punëtori e organizuar nga HandiKos mbi përshtatjen e objekteve publike dhe infrastrukturës për përsonat me afëtsi të kufizuar në Kosovë.
Në këtë trajnim kan marrë pjesë Drejtor të Drejtorive dhe zyrtar të komunës së Novobërdës,Organizata te ndryshme jo qeveritare dhe biznese private dhe Menaxheri i Handikosit ne regjionin e Gjilanit z.Remzi Kqiku.
Tema e kësaj puntorie ishte “Një ambijent i përshtatshëm-Shoqëri për të gjithë” Ky projekt implementohet nga HandiKOS me mbështetje finaciare nga Bashkimi Evropian dhe u menaxhua nga Zyra Nderlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.
Handikos e ka organizuar këtë punëtori në tridhjetë komuna dhe njëra prej tyre ka qen dhe komuna e Novobërdës,qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte trajnimi i përfaqësuesve komunal,gjegjësishtë Departamenti i Urbanizmit lidhur me standardet për një qasje adekuate dhe zhvillim i kapaciteteve në imlementimin e Ligjit dhe Udhëzuesit Administrativ për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasjen e personave me aftësi të kufizuar,në bashkpunim të ngushtë me ne:
Inspektoriatin komunal për ndërtimin,inxhinjer të firmave,profesorë të profilit të arkitekturës,trafikut urban dhe shoqëria civile.
Organizimi i punëtorive në 30 komuna të Kosovës do të orjentoj qështje më rëndësi dhe me një pjesëmarrje hetrogjene në mënyrë që qasja të shqyrtohet si një problematik gjithëpërfshirëse për integrim të plotë në shoqëri si proces ku përmes së cilit tentohet të sigurohen të gjithë qytetarët nga aftësia fizike e kufizuar,mosha dhe rrethanat tjera ekzistuese,duke ofruar mjedis të përshtatëshëm dhe të përdorëshëm për të gjith.
Punëtoria përfundoj në ora 13:00.