Në bazë të dispozitave te nenit 43 pika 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe në bazë dispozitave të nenit 36 të Statutit të Komunës së Novobërdës.
N J O F T O N
Mbledhjen e pestë të rregullt të K.K-së, të Novobërdës, e cila do të mbahet të Martën më 31.05.2011 duke filluar në ora 13:00.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Aprovimi i raportit vjetor financiar për vitin 2010 (sa i përket kësaj pike materialin e keni marrë në muajin shkurt të vitit 2011);
3. Aprovimi i kërkesës të Drejtorisë së Arsimit për ridestinim të mjeteve në vlerë prej 10.000 € për rregullimin e oborrit dhe rritjen e parkut të lodrave për parafillorë;
4. Raporti i Auditorit të Brendshëm për tenderin e Planit Zhvillimor Komunal;
5. Raporti i Drejtoratit të Bujqësisë për shpërndarjen e plehut;
6. Njoftim rreth përgatitjes së (SIAP) Plani për përmirësimin e shërbimeve për mbeturina;
7. Shqyrtimi i kërkesave;
8. Të Ndryshme.
Mbledhja do të mbahet në sallën e K.K-së, së Novobërdës.
Më:23.05.2011 Shefkije Mehmeti Në: Novobërdë Kryesuese e Kuvendit