Në bazë të dispozitave te nenit 43 pika 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe në bazë dispozitave të nenit 36 të Statutit të Komunës së Novobërdës
N J O F T O N
Mbledhjen e tretë të rregullt të K.K-së të Novobërdës, e cila do të mbahet më 30.03.2012 e premte duke filluar në ora 10:00.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Aprovimi i raportitit financiar vjetor për vitin 2011;
3. Propozim vendimit për projektet kapitale nga donatorët;
4. Njoftim nga Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës për zbatimin e Rregullores për bursa:
· Caktimi i profileve të fakulteteve dhe shkollave të mesme që do të kenë të drejtën e aplikimit për bursë, numri i bursistëve, cakrtimi i lartësisë së bursës dhe formimi i komisionit përzgjedhës;
5. Njoftim rreth menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Novobërdës;
6. Prurja e vendimit në diskutim publik të draft Rregullores për auto-taxi (Drejtoria e Shërbimeve Publike);
7. Prurja e vendimit në diskutim publik të draft Rregullores për korrje-shirje (Drejtoria e Bujqësisë);
8. Aprovimi i Rregullores së marrëveshjes me fshatra, lagje dhe vendbanime të Komunës së Novobërëds (LLOGOS);
9. Shqyrtimi i kërkesave;
10. Të ndryshme.
Mbledhja do të mbahet ne lokalet e K.K-së, së Novobërdës.
Në: Novobërdë Kryesuese e Kuvendit
_____________________