Filloi viti i ri shkollor në komunën e Novobërdës
Edhe në komunën e Novobërdës ka filluar viti i ri shkollor 2011/12 në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Me qindra nxënës, disa prej të cilëve për herë të pare, ia kanë mësyer dyerve të diturisë në shkollat e Novobërdës.
Për t’i nderuar të gjithë këta nxënës dhe stafin mësimdhënës në shkollat e komunës sonë, kryetari, z.Bajrush Ymeri, bashkë me stafin e tij, nënkryetarin, z.Driton Avdyli dhe drejtorin e Arsimit dhe Kulturës, z. Adem Abazi i kanë vizituar shumicën e shkollave fillore dhe të mesme. Me këtë rast, kryetari z.Ymeri u ka uruar ditën e parë të punës të gjithëve duke u dëshiruar suksese dhe rezultatet sa më të mira.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për jetën tuaj. Shkolla është vendi ku ju do të mësoni dhe edukoheni që të jeni qytetarë të devotshëm të vendit tonë. Ne po bëjmë cdo gjë që ju të keni kushte sa më të mira dhe të keni suskese të mëdha” u ka thënë nxënësve, gjatë kësaj vizite, kryetari z.Ymeri.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës të komunës së Novobërdës mësimi ka filluar pa probleme në të gjitha shkollat dhe se përgatitjet për këtë vit shkollor janë kryer me kohë. Po ashtu edhe furnizimi me libra falas është realizuar me kohë.