Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri priti sot në një takim delegacionin në këtë përbërje:z.Robert Hejzak dhe z.Rene Samek nga Republika e Çekisë,prof.dr.Edmond Hajrizi nga univerziteti UBT,z.Liridon Latifi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe z.Almir Hyseni nga Agjensioni Zhvillimor Rajonal-lindje
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi rreth zhvillimit ekonomik dhe mundësisë së investimeve nga biznismenët Çek.
Po ashtu delegacioni u interesua rreth lokacionit që është caktuar për zonën ekonomike në Komunën e Novobërdës më konkretisht në fshatin Llabjan.
Kryetari i njoftoi të pranishmit se kemi aplikuar në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me Komunën e Gjilanit për krijimin e një zone ekonomike dhe po presim pergjigjje nga MTI-ja.
U diskutua po ashtu mundësia e vizitës në Republikën e Çekisë për të parë më për së afërmi se si funksionojn këto zona ekonomike.
Pas diskutimeve delegacioni së bashku me Kryetarin vizituan lokacionin që është caktuar për ndërtimin e zonës ekonomike.
Pas diskutimeve delegacioni së bashku me Kryetarin vizituan lokacionin që është caktuar për ndërtimin e zonës ekonomike.