Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri u takua me zyrtarët e AKP –Agjencia Kosovare e Pronës
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri u takua me z.Muslim Qazimi,shef i zyres Regjionale të AKP-së në Gjilan dhe stafin e tij.
Gjatë këtijë takimi z.Qazimi e njoftoi Kryetarin me numrin e pronave që kanë në dispozicion në Komunën e Novobërdës si tokë bujqësore po ashtu edhe banesa."Fatkeqësisht një numër i këtyre pronave është e uzurpuar nga pronarë të paligjshëm ndërsa disa prej tyre janë dhënë me qira. Çmimi i dhënjes me qira të tokës bujqësore është simbolik prandaj është mirë tu spjegohet qytetarëve që po qe se dëshirojnë të marrin tokë me qira të ju drejtohen zyrave të AKP-së në Gjilan.Këto prona janë prona private të cilat i ka në dispozicion AKP-ja për ti dhënë me qira" u shpreh z.Qazimi.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri pasi falemnderoi zyrtarët për vizitën e tyre theksoi:,,Prona është e shenjët dhe ashtu duhet të trajtohet dhe se uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme është vepër penale.Ne do të bisedojmë me qytetarët tanë dhe do ju spjegojmë atyre për mundësit që i kanë për të marrë tokë me qira nga AKP-ja.Po ashtu rastet e rënda sociale që i kemi të cilët për ndonjë arsye kanë uzurpuar banesat e ndokujt ne do të shohim mundësin e pagesës së qirasë për këto raste të rënda sociale.Do të shfrytëzojmë rastin që gjatë debateve publike që do ti organizojmë edhe për qështje tjera të ju spjegojmë qytetarëve për këto mundësi që ofron AKP-ja”.

