Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri priti në takim Togerin z.Matt Alexander nga ekipi i KFOR-it LMT 2.Temë e bisedës me përfaqsuesit e KFOR-it ishte situata në teritorin e Komunës pas reshjeve të fundit të borës
,,Jemi përballur me një situatë të jashtëzakonshme këtyre ditëve,shumë fshatra kan qenë të bllokuara nga bora që binte pa ndërprerë.Situatën e ka rënduar fakti se na është dashtë të bëjmë hapjet e rrugëve nga pesë deri gjashtë herë sepse atë që e pastronim ditën pastaj natën e mbulonte era e cila fryente.Kem angazhuar dy kompani me katër makina për pastrimin e borës dhe mund të them se brenda dy ditëve tërë rrugët e fshatrave do të jenë të hapura.
Nuk kemi pas ndonjë kërkesë të veqant që nuk kem mundur ta realizojmë përveq që kem intervenu në një rast kur kem dergu një grua shtatëzënë në lindje,pastaj një rast të thyerjes së këmbës e kem dergu në spital dhe disa raste të personave të sëmurë.Ne kem qenë vazhdimisht në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve në mënyrë që për çdo eventualitet të ju dalim në ndihmë.Edhe pse situata ka qenë e rëndë falë angazhimit të madhë të organeve Komunale,ekipit të zjarrëfikësve,ekipit të KEK-ut,Policin e Kosovës dhe kompanive për pastrimin e borës ja kem dalë që sot të kem një situatë mjaftë të mirë.” u shpreh Kryetari Ymeri.
Po ashtu kryetari falemnderoi edhe ekipin e KFOR-it LMT 2 të cilët patën shprehë gatishmërinë e tyre që të intervenojnë edhe me helikopter nëse është nevoja por siq tha Kryetari Ymeri,,Fatmirësisht nuk kem pas nevojë”.
Kapiteni Matt Alexander falemnderoi Kryetarin Ymeri për përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve për tu përballë me një situatë të tillë që mbretëroi në teritorin e Komunës së Novobërdës.