U nënshkrua marëveshje bashkëpunimi për projektin“Ndërtimi i trotuarit nëpër vendbanimin Llabjan përgjatë rrugës Novobërdë”
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me z.Dardan Maliqin zyrtar i projekteve pran LOGOS-it Zviceran nënshkruan marveshje bashkëpunimi për projektin “Ndërtimi i trotuarit nëpër vendbanimin Llabjan përgjatë rrugës Novobërdë”.
Ky projekt ka për qëllim të përmisojë vështirësitë e banorëve në kalimin e rrugës lokale ku ata zakonisht e kalojnë këtë rrugë me vështirësi,elementi tjetër i rëndësishëm është se edhe nxënësit e kësaj zone kanë vështirësi për vajtje-ardhje në shkollat e tyre.
Ky trotuar do të ju mundësojë të gjithë banorëve qasje me të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet shëndetësore,arsimore etj.