U takuan Grupet Punuese për Planet zhvillimore komunale dhe urbane ku janë duke punuar në fazën e katër të këtij plani
Në këtë takim grupet kanë punuar në vlerësimet e strategjive bazuar ne kriteret e përcaktuara me parime politik dhe ligji si dhe në Vlerësimin e Strategjive për zbatim nga fusha e zhvillimit ekonomik,Vlerësimin e Strategjive për zbatim nga fusha e Demografisë dhe Çështjeve sociale,Vlerësimi i Strategjive për zbatimin nga fusha e infrastrukturës,si dhe Vlerësimi i strategjive për zbatim nga fusha e shfrytëzimit të tokës dhe mjedisit.
Drejtori i Urbanizmit Kadastrit Mbrojtje të Mjedisit njëkohësisht dhe Koordinator i Grupeve Punuese z.Skender Avdyli ka bërë informimin e fillimit të fazës së katërt të PZHK-së,ku ndër të tjera theksoi se duhët të angazhohemi me tërë potencialin që kemi dhe të përfundojmë këto plane që janë të përcaktuara me planin dinamik, dhe të jemi sa ma të përkushtuar rreth këtyre planeve siç kemi qenë dhe në tri fazat e para.