U mbajt takimi i organizuar me përfaqësues të mediave dhe OJQ-ve aktive në Komunën e Novobërdës
Këtë takim e organizoi Kuvendi Komunal Novobërdë në bashkëpunim me Projektin DEMI.
Qëllimi i organizimit të këtij takimi ishte që të diskutohet puna e Kuvendit të Komunës, e OJQ-ve dhe mediave lokale të Komunës së Novobërdës si dhe diskutimi mbi format e mundshme të fuqizimit dhe rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë dhe pjesëmarrjes më të mdhe te OJQ-ve dhe qytetarëve në përgjthësi.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Shefkije Mehmeti në këtë takim bëri prezantimin e punës së deritanishme të Kuvendit të Komunës së Novobërdës si dhe plani i saj për aktivitete vitit 2012.
Znj.Mehmeti theksoi se gjatë periudhes janar 2011-prill 2012 janë mbajtur 16 mbledhje të Kuvendit Komunal,prej tyre dy të jashtëzakonshme,në këtë mbledhje anëtarët e Kuvendit Komunal kanë marë pjesë pothuajse 100%, në këto mbledhje ka pasur pjesëmarrje dhe nga pqrfaqësuesit e OSBE-së,KFOR-it,MAPL-së,dhe OJQ të ndryshme,ku janë diskutuar dhe debatuar qështje të ndrsyhme.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kemi marrë mbi 75 vendime,punën e Kuvendit e ka ndihmuar dhe Kryetari i komunës z.Bjarush Ymeri me anëtarët e këshillit ekzekutiv me pjesëmarrje,diskutime,propozime, etj.
Gjat këtij takimi me kontribut të të gjithë pjesëmarrësve u cilësuan edhe disa rekomandime për takimet e radhës,ku nga ana e Kryesueses së Kuvendit znj.Mehmeti mbetet të shqyrtohën dhe të aplikohen ato rekomandime në takimet e ardhshme që do të organizohen bashkarisht në vijim.
Dhe për fund, znj.Mehmeti falenderoi te gjithë pjesëmarrësit e në veçanti bashkorganizatorët e USAID-it Projekti DEMI,si dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
