Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri u takua sot me përfaqësuesen e ECMI-së znj.Andrea Najvirtova
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i projektit “Kurs në dy gjuhët zyrtare për zyrtarët Komunal”.
Znj.Andrea Najvirtova Menaxhere e këtij projektit,theksoi se këtë projekt e kemi implementuar edhe në Komunën e Shtërpcës dhe ka funksionuar mirë,qëllimi i këtij projekti është lehtësimi për zyrtarët komunal që të jetë e mundshme komunikimi në dy gjuhët zyrtare,ideja është që të zhvillojmë kurse të gjuhëve dhe të shihet suksesi,këto kurse do të jenë të organizuar në afat prej gjashtë muaj nga dy herë në javë.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri falënderoi përfaqësuesit e organizatës ECMI-së për bashkëpunimin që po zhvillojnë në Komunën e Novobërdës.
Z.Ymeri theksoi se kjo ide për kurse në dy gjuhët zyrtare shqipe dhe asaj serbe do ti ndihmojë shumë zyrtarët komunal,dhe shprehi gadishmërin për bashkëpunim në këtë drejtim,sigurisht që do të ketë zyrtar të interesuar e sidomos ata që kan kontakte direkete me palë.