Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Novobërdës mbështetur nga projekti LOGOS,organizoi debatin me qytetar,me qëllim të ngritjes së transparencës të shpenzimeve të parasë publike si dhe ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, në përmbyllje të vitit fiskal 2011, ku u diskutua hapur me qytetarë rreth ekzekutimit të buxhetit gjatë vitit 2011
Kryetari i Komunës së Novobërdës, z.Bajrush Ymeri, pasi ka falënderuar Qeverinë Zvicerane për ndihmat e pakursyera që po i jep Komunës së Novobërdës, ka thënë se ky debat që si qëllim ka ngritjen e transparencës të shpenzimit të buxhetit komunal si dhe ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, është i mirëseardhur për Komunën pasi Komuna do të ketë mundësinë që të diskutoi hapur me qytetarë rreth ekzekutimit të buxhetit gjatë vitit 2011, për të gjitha kodet e buxhetit komunal. "Komuna e Novobërdës, përmes grandeve qeveritare dhe donatorët tjerë ka realizuar shumë projekte në interes të qytetarëve dhe në këtë drejtim është bërë një punë e mirë përkundër mundësive të limituara buxhetore", ka thënë Ymeri, duke potencuar se kriteri për ndarjen e grandit qeveritar nuk është shumë favorizues për Novobërdën, pasi ndarja e këtij grandi bëhet sipas numrit të banorëve deri sa Komuna e Novobërdës ka territor shumë e banorë pak, dhe merr më pak mjete nga buxheti qendror. "Por falë mbështetjes së qeverisë , donatorëve dhe të hyrave vetanake kemi arritur që të realizojmë me dhjetra projekte të infrastrukturës me çka kemi përmirësuar jetën e qytetarëve", është shprehur Ymeri.
Sekretari i Ministrisë për Punë të Jashtme të Zvicrës, Peter Maurer, ka inkurajuar qytetarët e Komunës së Novobërdës, që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes në qeverisjen lokale, pasi kjo i ndihmon qeverisjes së mirë. Sekretari Maurer, ka theksuar se debatet publike të qytetarëve për çështje me interes publik, janë një praktikë e vendeve demokratike siç është edhe Zvicra , pasi qytetarët kanë nevoja të ndryshme dhe institucionet duhet të jenë të njoftuara për këto nevoja në mënyrë që ato ti realizojnë. " Një pjesë e bashkësisë suaj jeton dhe vepron në Zvicër, dhe ata me punën e tyre kanë ndihmuar në zhvillimin e këtij vendi, dhe jam i kënaqur me atë që kam parë këtu, pasi projektet e realizuar nga qeveria e Zvicrës, kanë qenë të mirëseardhura për qytetarët dhe kanë plotësuar nevojat e tyre", ka thënë Maurer, duke shtuar se përshtypjet e fituara gjatë vizitës në Kosovë do ti transmetoi edhe në qeverinë zvicerane. Këto komente sekretari i MPJ-së së Zvicrës, Peter Maurer, i ka bërë në një debat publik të qytetarëve të Komunës së Novobërdës, të organizuar nga Komuna e Novobërdës në mbështetje të projekti Zvicër – Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, ku temë trajtimi ishte "Ekzekutimi i buxhetit komunal të Komunës së Novobërdës për vitin 2011". Në këtë debat publik krahas sekretarit të MPJ-së së Zvicrës Peter Maurer, present ishin edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina Mary Land, konsulli i kësaj ambasade Cristian Winter, zëvendës koordinatorja për politika të jashtme për Evropë dhe Azi në qeverinë zvicerane Claudia Boes, përgjegjësi i projektit LOGOS për Zvicër Zhak Merat, koordinatori i projektit LOGOS në Kosovë, Norbert Pijls si dhe drejtuesit e institucioneve komunale të Novobërdës.
Ndërsa, Drejtori i Buxhetit dhe Financave z.Gani Mustafa, ka thënë se komuna e Novobërdës, gjatë vitit 2011 kishte një buxhet prej 2 milion e 985 mijë euro, nga i cili buxhet 65 përqind kanë shkuar në paga kurse pjesa tjetër në investime kapitale dhe shërbime e mallra. Qytetarët prezent në debat kanë parashtruar pyetje dhe komente të ndryshme rreth ekzekutimit të buxhetit, kurse si rekomandime kanë nxjerrë që komuna në të ardhmen të angazhohet që të shtoi të hyrat vetanake përmes taksave turistike apo atyre për shfrytëzim të pasurisë komunale, ndërsa komuna në rritjen e cilësisë së projekteve të shfrytëzoi edhe qytetarët si mekanizëm mbikëqyrës në realizmin e tyre.
Prioritete e dalura nga dy grupe punuese të cilat përbëhesih nga qytetarët ishin si në vijim:
Të planifikohën një ose më shumë debatë publike me qytetarë në bashkësi lokale (vendbanime)
Të përpilohët lista e prioriteteve në bazë të kërkesave të qytetarëve pjesëmarrës
Të bëhët publikimi i listave prioritare të propozuara nga qytetarët në tabelën informative në vendbanime dhe ueb faqe të Komunës
Shqyrëtimi i mundësisë për kyqjen e një qytetari në komisionet për pranimin dhe mbikqyrjen e projekteve
Organizimi i takimeve dhe me organizata jo qeveritare etj.