Edhe në Komunën e Novobërdës u zhvillua aksioni "Ta pastrojmë Kosovën 24 maj 2012".
Në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit Mbrojtjes dhe Mjedisit,zyrtarë komunal, qytetarë dhe nxënës në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën 24 maj 2012".
Kjo nismë ndodhi duke filluar në ora 10:00 ku të gjithë së bashku filluan ta pastrojnë vendin ku jetojnë (lagjen,fshatin, dhe qytetin).
Në këtë organizim ka marr pjesë dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri ku theksoi se "Sot në tërë teritorin
e Republikës së Kosovës ka filluar aksioni ta pastrojmë Kosovën,kësaj nisme ju kemi përgjigjur të gjithë sepse po e dëshirojmë vendin tonë të pastër,letë jetë kjo ditë mësim për të gjithë ne që ambijentin ku jetojmë ta kemi të pastë,kjo ditë letë na shërbejë si shembull për të gjithë ne dhe gjeneratat e reja që ambijentin duhët ta ruajmë për çdo ditë të vitit", u shpreh Kryetari z.Ymeri

