Komandanti i KFORi-it, Erhard Bühler vizitoi Novobërdën
Komandanti i KFOR-it, gjeneral Erhard Bühler, vizitoi komunën e Novobërdës ku është pritur nga kryetari i saj, z.Bajrush Ymeri, me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim, Gjenerali Bühler është njoftuar nga kryetari z,Ymeri, lidhur me rrjedhat aktuale në komunën e Novobërdës, me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit në komunën tonë.
Kryetari i komunës, z.Bajrush Ymeri, e ka falënderuar gjeneralin Bühler për shërbimin që bënë forca e tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por njëkohësisht ka shprehur falenderime të thella për kontributin e KFOR-it edhe në zhvillimin e vendit, në përkrahje të projekteve të caktuara me interes publik dhe për të gjithë qytetarët.
Gjenerali, Erhard Bühler, është interesuar për funksionimin e institucioneve paralele në komunën tonë, për çështjen aktuale të embargosë së tregtisë me Serbinë si dhe për funksionimin e minierës së Novobërdës.
Lidhur me këto çështje të shtruara nga gjenerali Bühler, kryetari i Komunës, z.Ymeri ka vlerësuar se institucionet paralele në komunën tonë nuk kanë arritur të marrin primat sepse anagzhimi serioz i komunës legjitime i ka shfuqizuar dhe izoluar jashtëzakonisht të gjithë mekanizmat paralel. Ndërsa, lidhur me embargon e Qeverisë së Kosovës karshi mallrave serbe, kryetari ka vlerësuar se, deri më tani, nuk ka asnjë indikacion se ajo ka krijuar mungesë të artikujve tek qytetarët tanë.
Në fund të takimit, kryetari i komunës, z.Bajrush Ymeri, i ka ndarë mirënjohje gjeneralit Bühler për punën e tij në Kosovë, por edhe ka marrë një dhuratë nga gjenerali.