Diskutohet për nivelin e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje
Përfaqësuesi i zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, Afrim Nesreti, ka theksuar se një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile janë të angazhuara në monitorimin e punës së ekzekutivit apo legjislativit në komuna , dhe në bazë të monitorimit të bëra nga këto organizata ka shumë hapësirë për të vepruar shoqëria civile në drejtim të ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje. Ai ka thënë se në këtë drejtim shoqëria civile mund të jap kontributin e saj në themelimin e këshillave konsultativ, që mund të shërbejnë si mekanizma për ngritje të nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Vesna Stajic nga OJQ Shtëpia jonë, ka thënë se në komunën e Novobërdës, shoqëria civile ende nuk ka arrit të mobilizohet në mënyrën e duhur si dhe nevoja për krijimin e komiteteve konsultative është mase e domosdoshme por nevojitet një koordinim dhe bashkëpunim i gjithë shoqërisë civile në komunën e Novobërdës.
Ndërsa Kryetari i komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri theksoi se, udhëheqësit e komunës së Novobërdës gjithherë kanë përkrahur iniciativat nga shoqëria civile duke pasur parasysh se shoqëria civile mund të jep një kontribut të madh dhe duke qen pjesë e vendimmarrjes ata ndihmojnë vetën dhe institucionin në përgjithësi, ai më tej shtoi se komuna ka qen dhe është transparente ne te gjitha aktivitete e tyre. Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Novobërdë, janë pajtuar që të iniciojnë themelimin e këshillave konsultative për barazi gjinore dhe rini, bujqësi, zhvillim ekonomik.