Në kuadër të Drejtoris së Shërbimeve Publike në Komunën e Novobërdës është organizuar dita e pastrimit të ambijentit për rreth ku jetojmë
Zyrtarë komunal, qytetarë dhe nxënës në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në aksionin për pastrimin e ambientit.
Sot është bërë edhe shpërndarja e fletushkave qe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që komuna e Novobërdës në bashkëpunim me Projektin DEMI është duke pastruar deponitë e egra në komunën tonë.
Në këtë organizim ka marr pjesë dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri ku theksoi se këtyre ditëve ne së bashku me USAID-in,Programin DEMI jemi duke realizuar projektin e pastrimit të deponive ilegale në Komunën e Novobërdës.
"Duke e pasur parasysh se grumbullimi i mbeturinave po bëhët për çdo ditë dhe me rregull,projekti i pastrimit të mbeturinave në deponitë ilegale është shumë i rëndësishëm, prandaj të angazhohemi së bashku në pastrimin, ruajtjen e ambientit dhe shëndrrimin e deponive të egra në zona të gjelbruara dhe rekreative për qytetarët e komunës sonë dhe për hapat që qytetarët duhet të ndermarrin që të kemi një ambijent të pastër pergjithëmon " u shpreh Kryetari z.Ymeri.
Kjo Iniciativë me asistenc teknike u përkrahë nga projekti DEMI,dhe KFOR-i Zyra e LMT-së në Novobërdë.