Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale z.Nenad Rashiq me disa anëtarë të kabinetit të tij vizituan sot Komunën e Novobërdës
Ata u pritën nga Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast Kryetari z.Ymeri falemnderoi përzemersisht Ministrin z.Rashiq për gatishmërin e tij për të vizitua Komunë e Novobërdës si dhe për të ndihmuar me financimin e projekteve konkrete.
,,Ka dy vite që ne po realizojmë disa projekte që po financohen nga MPMS-ja dhe po ashtu edhe këtë vitë ne do të aplikojmë në mënyrë që të jemi një prej Komunave fituese.Projektet në fjalë kanë të bëjnë me punësimin e qëndrueshëm kështu që u ndihmon shumë të rinjëve që përmes punës sezonale të krijojnë të ardhura për ta dhe familjet e tyre” u shpreh Kryetari Ymeri.
Po ashtu Kryetari i Komunës kërkoi nga Ministri që të mbështetet me mjete financiare edhe në ndërtimin e shtëpive për raste sociale sepse numri i tyre ëshët në rritje.,,Shtëpit e disa prej qytetarëve tanë janë amortizuar në atë masë sa që për çdo ditë paraqesin rrezik për ta dhe familjet e tyre” tha Kryetari z.Ymeri.
Ndërsa Ministri i MPMS-së z.Rashiq falemnderoi Kryetarin për mikëpritje si dhe shprehi gatishmërin për të ndihmuar Komunën e Novobërdës edhe me projekte që ndahen nga ministria e po ashtu edhe me projektin,,Kosova e Bukur”që finacohet nga Komisioni Evropian në bashkpunim me MPMS-në.Po ashtu ministri i premtoi Kryetarit se do të ndihmojmë Komunën edhe me projekte për raste sociale.

