U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete për vitin 2013
Përveç anëtarëve të Komunitetit për Komunitete prezent ishin edhe zonj.Shefkije Mehmeti Kryesuese e Kuvendit Komunal,Drejtori i Urbanizmit,Kadastër dhe Mjedisit z.Skender Avdyli, Shefja e zyrës për Komunitetit dhe Kthim zonja Jasmina Deniq si dhe përfaqësues të OSBE-së.
Për rendin e ditës të mbledhjes së sotme ishin të propozuara këto pika, për të cilat u debatua dhe u miratuan unanimisht.
- Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Komunitete;
- Raporti për punët e zyrës për komunitete dhe kthim;
- Informim për planin zhvillimor të komunës së Novobërdës;
- Informim për formimin e Komiteteve Konsultative;
- Të ndryshme.
Shefja e zyrës për Komunitetit dhe Kthim zonja Jasmina Deniq pasi bëri raportonim e punës së zyrës për Komunitete dhe Kthim i njoftoi të pranishmit rreth aktiviteteve për procesit e të kthyerve,çështjet e komuniteteve,për procesin e ri integrimit si dhe për planin veprues për integrimin e komuniteteve,romëve,ashkalinjë dhe egjiptasve (RAE).
Sa i përket Informimit për planin zhvillimor të komunës së Novobërdës Drejtori i Urbanizmit,Kadastër dhe Mjedisit z.Skender Avdyli i njoftoi të pranishmit për formimin e këshillit të ekspertëve nga ana e Kuvendit Komunal,për grupet punuese dhe theksoi se Plani zhvillimor Komunal është dokument që është hartuar për territorin e komunës së Novobërdës për periudhën e 2012 – 2022+ , dokument i cili prezanton gjendjen e analizuar në komunë,prezanton Vizionin për të ardhmen,kornizën e zhvillimit hapësinor ,strategjitë dhe masat për zbatim,për më shumë ofron udhëzime konkrete për veprimet që duhet të ndërmerren.Qëllimi kryesor i këtij projekti është që komuna e Novobërdës të ketë një Plan Zhvillimor Komunal real dhe të zbatueshëm por edhe modern, efikas dhe të bazuar në norma e standarde evropiane,dhe ky projekt është financuar nga LOGOS-i Zviceran u shpreh z.Avdyli.