U mbajt takimi për të shqyrtuar draft dokumentin e Planit për Përmisimin e Organizimit Komunal
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri z.Krzysztof Chmura Këshilltar i lartë i Pushtetit Lokal në kuadër të projektit DEMI,zonj.Laura Bahtiri Këshilltare Regjionale pran projektit DEMI ,Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti,Nënkryetarët e Komunës,Drejtorët e Drejtorive si dhe Menagjeri i Personelit.
Plani për Përmisimin e Organizatës Komunale është hartuar duke u bazuar në vetëvlerësimin e ekipit menaxherial të Komunës dhe përfshirjes së intervenimit dhe propozimeve për të përmirësuar organizatën komunale.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri pasi përshendeti të pranishmit dhe përfaqësuesit e programit DEMI, theksoi se gjatë muajit dhjetor ne kemi marrë disa formular për të plotësuar për vetëvlerësim dhe i kemi plotësuar në mënyrën më të sinqert,natyrisht ne po mundohemi që vazhdimisht të bëjmë një punë të mirë në institucionin ku ne po punojmë në mënyrë që me punën tonë dhe shërbimet që ne i ofrojmë të jenë të kënaqur edhe qytetarët tanë.
Z.Ymeri përkrah këtë plan ku ka pasur rast që të jep dhe mendime shtesë dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të japin kontributin e tyre në mënyrë qe ky draft plan të jetë sa më i përshtatshëm për punën tonë të përditëshme.Qëllimi i jonë dhe përfaqësuesve të DEMI-it është që ne të bëjmë një punë sa ma efikase, u shpreh Kryetari z.Ymeri.
Z.Krzysztof Chmura Këshilltar i lartë i Pushtetit Lokal në kuadër të projektit DEMI,bëri prezantimin e Planit për Përmisimin e Organizatës Komunale,ku theksoi se nuk është lehtë të flitet për organizimin,por tani jemi një ekip që të flasim se si ta përmisojmë organizimin dhe qëllimi i këtij takimi është që ta përmisojmë hapsirën e punës dhe duke punuar në këtë plan do të jeni shumë më të sukseseshëm në punen e e juaj dhe për shërbimin e qytetarëve.
Ndërsa zonj.Laura Bahtiri Këshilltare Regjionale pran projektit DEMI tha se qëllimi i krejt këtij takimi ishte që në bazë të formularit për vetëvlerësim nuk ka qenë ideja me vlerësu Komunën e Novobërdës por është një mënyre e reflektimit në rekomandimet apo hapat që mundën me u ndërrmarrë gjatë këtij takimi.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës dhe ekipi i tij patën mundësinë që të diskutojnë të analizojnë dhe të japin mendimet e tyre për intervenimet e nevojshme në fuqizimin e Administratës Komunale.

