Komuna e Novobërdës ndanë 60 pako ushqimore për Festën e Fiter Bajramit
Komuna e Novobërdës, për nder të festës së Fiter Bajramit, u ka ndarë pako ushqimore 60 familjeve në nevojë. Këto pako janë ndarë nga mjetet e mirëqenies sociale dhe janë menduar si një ndihmesë solide me artikuj ushqimorë për këto familje në këtë festë gëzimi fetar.
Sipas Kryetarit të Komunës, z. Bajrush Ymeri, ndarja e këtyre pakove është një lehtësim për familjet në nevojë, por edhe për vetë komunën me që gjendja sociale në Novobërdë lë shumë për të dëshiruar.
“Çdo ndihmë për qytetarët e mi të dashur, për mua dhe komunën, është një lehtësim dhe privilegj e sidomos në këtë moment feste. Dëshiroj që në tryezën e secilit qytetarë të shtrohet dreka e festës së Bajramit me të gjitha të mirat. Për këtë, ne si komunë, kemi ndarë 60 pako të cilat kanë shkuar tek ato familje që festën e kanë pritur me dronë e mungesave elementare”, ka thënë Kryetari Ymeri duke ua uruar festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve të fesë islame në komunën e Novobërdës.